Një shtëpi në Devoll është përfshirë nga flakët, duke zënë brenda një grua të moshuar.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 5:00 kur fqinjët kanë dëgjuar zhurmat dhe kanë parë flakët që dilnin nga shtëpia.
Zjarrfikësit kanë punuar për 2 orë deri në shuarjen e flakëve, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë të moshuarën.
Viktima është identifikuar si Nezaqet Gjeza, 89 vjeçe e cila jetonte e vetme në shtëpi.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.