Vendosni fjalën kyçe....

Si do e marrim lejen për të dalë nga shtëpia nga e hëna? Rama tregon procedurën


Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar procedurën se si mund të merret leja për të dalë nga shtëpia për të bërë pazar, duke nisur që nga dita e hënë.

Rama tha se kjo leje do të merret vetëm për një orë në ditë dhe vetëm një anëtar i familjes do të lejohet për të bërë pazar.

Kryeministri shtoi se nga ky rregull përjashtohen të gjithë ata individë që vijojnë punën normalisht dhe janë të pajisur me autorizim përkatës apo ata që kanë lejen për të qarkulluar me makinë.

“Për të bërë një shpjegim të detajuar jam bashkë me drejtoren e AKSHI-t dhe e falenderoj të gjithë ekipin që ka ngritur të gjithë këtë sistem, pasi është punuar që ditën e parë, por për t’u vendosur në punë kërkon kohën e vet. Kjo është leje dalje për në pazar dhe jo për në punë, pasi leja e qarkullimit dhe për të shkuar në punë do të vijojë sikur është. Për ata që shkojnë në punë dhe kanë autorizimin dhe nuk ndryshon asgjë”– tha ai.

Siç bëri të ditur Rama dhe siç sqaroi më tej drejtorja e Akshit, Mirlinda Karçanaj, do të bëhet përmes aplikacionit E-Albania.

“Në portalin e-albania, ky autorizim do të jetë i pari dhe quhet thjeshtë ‘leje për dalje’. Më pas shfaqet shqërbimi, kliko përdor dhe ne kemi bërë të mundur përzgjedhjen e ditës se kur e duam lejen e daljes.

Po zgjedh 30 marsin. Klikojmë vazhdo dhe më mundësohet çerttifikata ime familjare ku vetëm një prej pjesëtarëve të familjes mund të aplikojë për leje që do të ketë orën dhe kohëzgjatjen vetëm një orë.

Zgjedh një orar nga ora pesë deri në një, përcaktoj ose jo numrin tim të telefonit. Më pas leja do të shkojë me email në açountin e portalit e-albania më pas do të vijë një sms nëse keni lënë edhe numrin e telefonit.

Duke zgjedhur dërgo, kam mundësi të finalizoj autorizimin dhe më pas të vjen një sms”.– tha drejtoresha e AKSHIT.

Leja merret për pas 24 orësh. Rama shtoi se pensionistët do të përjashtohen nga ky aplikim, pasi përgjigja për ta do jetë negative.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *