Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk e ka bërë testin për koronavirusin, pavarësisht se ka patur takime me shefin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, para se ky i fundit të rezultonte pozitiv.
Në një lidhje me skype me emisionin “Open”, ministrja Manastirliu u shpreh: “Në radhë të parë qytetare jam edhe unë. Çdo gjë që them e zbatoj vetë e para. Unë i respektoj masat. Mbaj distancën në çdo takim, madje edhe në shtëpi ku vajzat i përshëndes me dorë. Testin do ta bëj kur të më rekomandohet nga ekspertët”.
Para pak ditësh, shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj doli pozitiv në testin për Covid-19, duke u bërë zyrtarisht mjeku i 10-të i konfirmuar zyrtarisht si i infektuar.
Ditë para testit, ai kishte patur takime me Ministren e Drejtësisë Ogerta Manastirliu si dhe me zv.ministren Mira Rakaçolli, me të cilat kishte dalë krah tyre në deklaratat për mediat.