Vendosni fjalën kyçe....

Tha se kishte shpikur kurën për koronavirusin, FBI-ja arreston aktorin amerikan


FBI ka arrestuar një person në Kalifornisë Jugore, pasi pretendonte se kishte zhvilluar një kurë për koronavirusin dhe kërkoi investime në një kompani për të cilën ai shprehej se do të tregtonte ilaçet.

E ky person nuk është i panjohur për publikun, përkudrazi, bëhet fjalë për aktorin Keith Lawrence Middlebrook.

Siç thotë DASH në një deklaratë, aktori u tha 2.4 milion ndjekësve të tij në Instagram se kompania e tij do të kthente qindra miliona dollarë në fitime.

Time shkruan se Middlebrook pretendon se ai kishte zhvilluar pilula që do të parandalonte infektimin me COVID-19 dhe një ilaç të injektueshëm që do t’i kuronte ata që vuajnë tashmë nga virusi, thanë prokurorët.

Mirëpo zyrtarisht nuk ka kura ose vaksina të njohura për koronavirusin. Middlebrook, 53 vjeç, mund të përballet me një akuza për mashtrim.

Ai u arrestua gjatë një takimi në të cilin thuhet se ai i dorëzoi pilula një agjenti të fshehtë të FBI-së, që paraqitej si një investitor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *