Vendosni fjalën kyçe....

30 mjekët dhe infermierët shqiptarë mbërrijnë në Itali, Di Maio falënderon Shqipërinë


30 mjekët dhe infermierët shqiptarë mbërritën në Romë ku u pritën nga Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.

Di Maio falënderoi Shqipërinë për solidaritetin e treguar ndaj italisë në këtë të moment të vështirë.

Dua të falenderoj publikisht  kryeministrin Rama dhe qeverinë e popullin shqiptar  për solidaritetin e madh që po tregojnë. Rama mbajti një fjalim mjaft prekës para nisjes së mjekëve dhe infermierëve, për të cilin e falenderojë dhe treguan edhe një herë se shpirti i tyre i solidaritetit është vlera europiane që bashkon BE dhe që po ia kujton shumë vendeve të BE në këto momente të vështira që po kalojmë”- tha Di Maio.

Italia është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi, i cili ka shkaktuar një numër të lartë viktimash.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *