Vendosni fjalën kyçe....

Basha publikon një videomesazh për shqiptarët: Qëndroni në shtëpi


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një videomesazhi në Facebook, përmes të cilit u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

Basha thotë se situata e shkaktuar nga Covid-19 kërkon sakrificë, ndaj u kërkon shqiptarëve të zbatojnë këshillat e mjekëve.

”Të dashur bashkëqytetarë, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet t’i bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes. Ju bëj thirrje të respektoni me përpikmëri të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën! Duke ndjekur me përpikmëri këshillat e mjekëve, duke qëndruar në shtëpi, ne japim kontributin tonë për ngadalësimin e përhapjes së virusit, dhe për ta kaluar këtë të keqe me sa më pak pasoja për jetën dhe shëndetin tonë dhe të dashurve tanë!”- shkruan Basha krahas videos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *