Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” ka folur për propozimet e tij në Këshillin e Sigurisë si edhe për masat e marra deri më tani nga qeveria.
Basha tha se Rama nuk mund t’i zgjidhë gjërat me telefon, duke shtuar se akti i nxjerrë me efekt në prill është një skandal i madh.
Kryedemokrati, ngriti edhe shqetësimin e rënies së konsumit i cili është një tregues i gjendjes ekonomike të shqiptarëve.
”Do të vijë një ditë pasi të gjitha janë të thëna. Sot nuk është koha për të dalë përgjegjësitë. Duhet lënë propaganda. Se si bëhet, propaganda duhet të ndalet.
Nuk zgjidhen gjërat me telefon. Nxjerrin një akt që efektet fillojnë në prill, është skandal.
E di çdo të thotë për familjet që s’ka të ardhura?
Këtu në qendër të Tiranës, që nuk është zona më e varfër e Shqipërisë. Një dyqani mishi, shitësi më tha që vijnë blejnë kocka.
Konsumi do të bjerë, bëhet fjalë për dhjetëra qindra familjarë. Nuk ka kohë për të humbur. Kam dy javë që kërkoj të merren masat, nuk mund të hidhen hi syve. Kjo kushton jetë. Edhe dje 7 milionë euro tendera për beton, vetëm këto nuk ndalen”-tha Basha.
Më tej kreu i PD-së u ndal edhe te masa e re e cila lejon vetëm një familjar të dalë për Pazar, duke e quajtur standard të dyfishtë me punonjësit e fasonerisë të cilët lejohen të punojnë në grupe masive.
“Kam kërkuar dje fund masave të dyfishta. Çdo masë e kemi përshëndetur. Masa për të mbrojtur shëndetin që një familjar të dalë për Pazar, por është standard i dyfsihtë të mbash ende fasonet me qindra famijarë. Me 200 euro po t’i paguash 14 milionë euro të kushtojnë, shto dhe 1 milionë euro tjetër. T’I thërrasë mendjes, është vetëm përgjegjësia e tij dhe kthehen në vatra infeksioni”-theksoi kryedemokrati.
Ndër propozimet e bëra në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Basha përmendi pezullimin e pagesave për koncesionet dhe rialokimin e tyre te qytetarët.
“Dy javë sakrifica mund të zhvlerësohen. Kjo është dallimi mes Lombardisë dhe Jugut të Italisë.
Të mërkurën ja parashtrova në Këshillit e Sigurisë. Më tha që do e shqyrtojë. E them edhe kujdesin për financat.
E para e punës ke ku t’i gjesh. 22milionë euro për beton, dhe 7 ja dhe dje. Përtej kësaj kostoja në jetë njerëzish do jetë e paparashikueshme, kurse kostoja ekonomike do jetë edhe më e madhe. Do jetë budallallëk me brirë që të kursejë sot dhe nesër të harxhojë.
Jam i shqetësuar. Nuk ka më kohë për shfaqje. Të marrë masa për të realizuar distancimin social. Ne nuk kemi bërë panik ndjellës. Çfarë duhet të presim që të bëhet masive-tha Basha.
Të bëhet transparenca me testimet. Ekspertët tanë duke u mbështetur tek ndërkombëtarët. Kërkova në Këshillin e Sigurisë që të ndryshohet taktika. Të bëhet testim masiv i shëndetësisë dhe i policisë apo bukëpjekësit dhe supermarkatat. Gjurmimin. Pushteti vendor këtë të bëjë. Gjurmimi në kushtet e karantinës”- tha Basha.