Vendosni fjalën kyçe....

E solli ambulanca në QSUT, lezhjani mbetet mes 4 rrugëve pas mjekimit: Më ktheni në Lezhë


Për shkak të bllokimit të lëvizjeve, disa pacientë të cilët vijnë nga rrethet me ambulancë në Tiranë, e kanë të vështirë kthimin për në shtëpi.

Një zotëri, nga Ballderi i Lezhës tha në një transmetim të drejtpërdrejtë me televizionin “News 24” se kishte mbërritur me ambulancë ditën e djeshme nga Lezha në gjendje të rënduar dhe dyshohej për hemoragji cerebrale, mirëpo pas mjekimit mjekët e kanë nxjerrë nga spitali.

Ai ka mbetur në ambjentet e QSUT-së, pasi as ambulanca dhe as policia nuk i përgjigjet për ta kthyer përsëri në Lezhë. Me kateter për urinën dhe një qese, zotëria është ulur në një bordurë pranë QSUT-së dhe pret pa e ditur se çfarë. 

Ai i bën thirrje ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryeministrit Edi Rama, që t’i gjejnë një mundësi për ta kthyer në shtëpi.

Ai thotë se në Tiranë nuk ka asnjë të afërm tek i cili mund të shkojë të qëndrojë.

“Quhem Engjëll, kam ardhur dje. Kisha probleme të urinës. Më solli spitali i Lezhës. Jam nga Balldreni. Më bëri zhbllokimin e urinës dhe më sollën në Tiranë. Kam ardhur në Tiranë dje, më kanë bërë të gjitha analizat. Më kanë dalë të mira. Kam fjetur mbrëmë te urgjenca me gruan e djalin dhe sot më bënë dalje. I thashë doktorit se s’kam mundësi.

Kemi shkuar te shefi i madh, tha se s’kam çtë bëj. Tha se ti mund të shkosh nga të duash.

Unë s’kam ku shkoj në Tiranë, kam hemoragji cerebrale. Unë nuk jam i zoti të eci. Jam me katerer. I ka bërë thirrje gruaja policisë 3-4 herë, nuk janë përgjigjur. I thashë një polici, më tha që s’kam çtë bëj.

Unë i thashë se s’kam asnjë njeri. Kam  ngel mes 4 rrugëve me gruan e djalin. I bëj thirrje ministres të vërë dorën në zemër.

S’e ndoshta më plas hemoragji cerebrale dhe mua spitali më ka bërë dalje. Veç ju pashë ju e ju thirra. I lutem ministres, ta vërë dorën në zemër, të më gjejë makinën, se unë shkoj i marr lekët borxh e veç të shkoj në shtëpi. Se gjendjen ekonomike e kam copë, jam pa punë unë e pa punë djali. Se çfarë do të hamë. I bëj thirrje kryeministrit, ma merr mendja se ai është familjar vetë. E di se ç’është familja. “- thotë zotëria.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *