Vendosni fjalën kyçe....

Hapet pjesërisht Wuhan-i pas më shumë se 2-muajsh në izolim


Qyteti i Wuhan-it në Kinë, nga ku filloi pandemia e koronavirusit, është rihapur pjesërisht pas më shumë se dy muajsh izolimi.

BBC shkruan se njerëzit po lejohen të hyjnë në Wuhan, por jo të largohen. Turmat e pasagjerëve u fotografuan kur mbërritën në stacionin e trenit këtë të shtunë në Wuhan.

Wuhan-i, i cili është kryeqyteti i provincës së Hubeit në Kinë, ka shënuar më shumë se 50,000 raste me koronavirus. Nga këto, humbën jetën nga pandemia të paktën 3,000 njerëz.

Por sipas shifrave zyrtare nga Kina, numrat e të infektuarve kanë rënë në mënyrë dramatike. Shteti raportoi 54 raste të reja të shtunën, të cilat që të gjitha raportohen si raste të importuara.

Ndërsa lufton për të kontrolluar rastet që vijnë nga jashtë, Kina ka njoftuar një ndalim të përkohshëm për të gjithë vizitorët e huaj, edhe nëse ata kanë viza ose leje qëndrimi.

Po ashtu, shteti kinez po kufizon linjat ajrore me 1 fluturim në javë, ku avionët nuk duhet të jenë më shumë se 75% të mbushur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *