Shtëpia e ish-kapitenit amerikan të Kupës Ryder, Davis Love, u shkatërrua plotësisht nga flakët, që dogjën pronën pranë disa ishujt në Georgia, SHBA,të premten në mëngjes.
Shkaku i zjarrit është i panjohur, por efektet e tij ishin të dukshme siç tregohet në videot e shpërndara në rrjetet sociale.
Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje brenda pak minutash por edhe pse të shumtë në numër nuk qenë në gjendje që ta fikin zjarrin. 55-vjeçari ish-kampion golfi më vonë lëshoi një deklaratë duke shprehur mirënjohjen që askush nuk ishte dëmtuar.
Sipas raporteve të mediave amerikane, prona ishte me vlerë rreth 4,5 milion dollarë dhe kishte qenë në treg që nga viti 2013.