Vendosni fjalën kyçe....

Itali: 889 viktima dhe 3651 raste të reja, hyjnë në fuqi rregullat e reja për hyrjen në vend


Në Itali numri i personave që rezultuan pozitivë me koronavirus ishte 3,651 (dje ishin 4,401 raste të reja), ndërsa janë regjistruar në 24 orët e fundit 889 viktima (969 një ditë më parë), dhe janë 1,434 të shëruar në krahasim me 589 të premten. Numri i viktimave në total i ka kaluar 10,023 njerëz.

Që nga nisja e epidemisë në Itali janë prekur 92,472 njerëz të konfirmuar.

Nga sot hyjnë në fuqi dispozita të rrepta për ata që hyjnë në Itali me transport ajror, detar, hekurudhor ose tokësor dhe masa organizative, përfshirë detyrimin që transportuesit të sigurojnë maska për pasagjerët dhe ekuipazhi të përdorë pajisje mbrojtëse. Urdhri i aprovuar nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit Paola De Micheli dhe Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza gjithashtu parashikon matjen e temperaturës së udhëtarëve që vijnë.

Kushdo që arrin në territorin kombëtar italian duhet të japë një dorëzojë një deklaratë që, në mënyrë të qartë dhe të detajuar, specifikon arsyet e udhëtimit, adresën e plotë të shtëpisë ose vendbanimit në Itali, ku do të kryhet periudha e mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit në besim, automjeti privat ose mjetit që do të përdorë për të shkuar në destinacion atë dhe një numër telefoni celular ku të kryhet komunikimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *