Vendosni fjalën kyçe....

Jo të gjithë po dalin me humbje nga kriza e koronavirusit


Ndërkohë që SHBA-ja po tejkalon Kinën në numrin më të madh të rasteve me koronavirus në të gjithë botën, ekonomistët po ngrenë shqetësime për falimentimet masive të bizneseve, si dhe për problemet me furnizimin dhe kërkesën në tregun më të madh të konsumatorëve në botë.

Sidoqoftë, jo të gjithë po humbasin para. Analistët thonë se firmat e mëdha të tregtisë online po fitojnë para nga kriza, ndërkohë që njerëzit po mbyllen në shtëpi.

Sipas analistëve të Morgan Stanley, shitësit amerikanë me pakicë po përjetojnë një bum të vërtetë. Në javët e para të marsit, shitjet me pakicë të produkteve ushqimore u rritën ndjeshëm me 8%, që është një rritje e paparë për një biznes të tillë. Për më tepër, është e mundur që rritja të vazhdojë në shifra dyshifrore.

Siç citon RT, agjensia Moody thotë se “shitësit me pakicë si supermarketet, farmacitë, dhe dyqane ushqimore do të përfitojnë, pasi konsumatorët do të rezervojnë ushqime dhe produkte të tjera.”

Agjencia e vlerësimit shtoi se shitësit me pakicë që kishin zhvilluar një platformë të shitjeve në internet para krizës, kanë përfituar shumë. Falë kësaj, të ardhurat operative në dyqanet e ushqimeve si Ëhole Foods (në pronësi të Amazon), Walmart, dhe Kroger janë rritur në mënyrë të konsiderueshme ndërsa konsumatorët përpiqen të shmangin daljen nga shtëpia.

Nga të gjithë këta shitës me pakicë, “Amazon, do të thoja, është më i fuqishmi”.– tha Gary Korolev, menaxher i kapitalit privat amerikan.

Ai vuri në dukje se Amazon ofron një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve për nevojat themelore për klientët e mbyllur në shtëpi, si argëtimi (filma, libra), shpërndarja e ushqimit dhe e mallrave thelbësore.

Në të njëjtën kohë, Amazon ka rrjetin më të zhvilluar të qendrave të shpërndarjes në të gjithë Amerikën, tha Korolev. Kompania, e cila aktualisht po përjeton një rritje të shpejtë, planifikon të punësojë 100,000 punëtorë të rinj për të mbledhur, paketuar dhe dërguar porosi.

Në një memorandum për punonjësit e tij javën e kaluar, drejtori i përgjithshëm i Amazon, Jeff Bezos deklaroi se “koha dhe mendimet e mia tani janë përqendruar tërësisht në krizën e Covid-19 dhe se si Amazon mund të luajë më mirë rolin e saj.”

Të mërkurën, avokatët e 32 shteteve amerikane i kërkuan Bezos-it të forcojë kontrollin mbi inflacionin e çmimeve për produktet esenciale në platformën e tij. Sipas grupit të studimit US PIRG, çmimet për 1/6 produktet e shitura direkt përmes Amazon-it u rritën 50% gjatë epidemisë. Në disa raste, çmimi është rritur dhjetëfish.

Kështu, çmimi për një dezinfektues, është rritur nga 25 në 250 dollarë. Bezos garantoi e tij se po merrte të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar inflacionin e çmimeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *