Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi: Rastet dhe viktimat në SHBA, Britani, Francë, Spanjë dhe Gjermani


Deri më tani në botë koronavirusi ka infektuar 655,650 persona duke shkaktuar rreth 30 mijë viktima, ndërsa numri i të shëruarve kap shifrën e 141,414 pacientëve.

SHBA

SHBA-ja deri më tani është zyrtarizuar vendi me më shumë të infektuar duke arrirë numrin e 120,529 të infektuar ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 2,008. Ditën e sotme u regjistruan 16,403 raste të reja dhe +312 vdekje. Ndërsa numri i të shëruarve kapi shifrën 3,229

Britani e Madhe

Në Britani shifra e të infektuarve ka arritur në 17,089 persona dhe 1019 viktima. Rastet e reja të regjistruara sot në Mbretërinë e Bashkuar ishin 2546 të infektuar dhe 260 viktima. Të shëruar nga virusi janë deri më tani 135 persona.

Francë

Në Francë situata është drejt përkeqësimit për sa i përket rasteve të reja pasi sot u regjistruan 4611 të infektuar duke e çuar numrin total 37575 persona. Deri më tani koronavirusi ka shkaktuar 2314 vdekje ku vetëm në 24 orë u regjistruan 319 persona. Numri i të shëruarve është 5700.

Gjermani

Edhe në Gjermani testimet për koronavirus kanë gjetur deri më tani 57696 persona të infektuar ku në 24 orë u regjistruan 6824 taste të reja dhe 79 viktima. Në total numri i viktimave ka shkuar 430. Të shëruar nga koronavirusi janë 8481 pacientë.

Spanjë

Pas Italisë Spanja është vendi më i prekur në Evropë, ku numri total i të prekurve ka shkuar në 72248 të infektuar dhe 5812 viktima. Në 24 orë në Spanjë pati 6529 raste të reja dhe 674 viktima. Numri total i të rikuperuarve janë 12285.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *