Kreu i Shtetit Ilir Meta ka reaguar për 30 mjekët dhe infermierët të cilët kanë shkuar në Itali në ndihmë për përballimin e situatës së koronavirusit.
Meta ka shprehur mirënjohjen dhe krenari për ta duke shkruar se ky solidaritet dhe sakrificë do forcojnë më shumë marrëdhënien mes dy popujve.
“Mirënjohje dhe krenari për 30 mjekët dhe infermierët tanë, të cilët do shërbejnë në rajonin më të prekur nga pandemia në Italinë fqinje. Ky solidaritet dhe këto sakrifica do ta forcojnë edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë”-shkruan Meta.