Vendosni fjalën kyçe....

Në 13:00 nis “shtetrrethimi”, nga e hëna vetëm një anëtar i familjes e bën pazarin


Njëlloj si fundjavën e kaluar, edhe këtë fundjavë vendi do e kalojë në izolim total. Kryeministri Edi Rama ka vendosur që duke nisur nga ora 13:00 e ditës së sotme deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit, të gjithë qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të gjithë qepenat e bizneseve të qëndrojnë mbyllur.

Po ashtu, kryeministri ka lajmëruar se duke nisur nga  e hëna askush nuk do të dalë dot më në pazar, pa marrë lejen dixhitale me e-mail ose telefon dhe kjo do të bëhet vetëm nga një anëtar i familjes.

Procedurën që duhet të ndiqet për të siguruar këtë leje e shpjegoi dje drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

 “Në portalin e-albania, ky autorizim do të jetë i pari dhe quhet thjeshtë ‘leje për dalje’. Më pas shfaqet shërbimi, kliko përdor dhe ne kemi bërë të mundur përzgjedhjen e ditës se kur e duam lejen e daljes.

Po zgjedh 30 marsin. Klikojmë vazhdo dhe më mundësohet çertifikata ime familjare ku vetëm një prej pjesëtarëve të familjes mund të aplikojë për leje që do të ketë orën dhe kohëzgjatjen vetëm një orë.

Zgjedh një orar nga ora pesë deri në një, përcaktoj ose jo numrin tim të telefonit. Më pas leja do të shkojë me email në acoountin e portalit e-albania më pas do të vijë një sms nëse keni lënë edhe numrin e telefonit.

Duke zgjedhur dërgo, kam mundësi të finalizoj autorizimin dhe më pas të vjen një sms” – shpjegoi zonja Karçanaj.

Leja merret për pas 24 orësh. Rama shtoi se pensionistët do të përjashtohen nga ky aplikim, pasi përgjigja për ta do jetë negative.

Deri më tani, në vendin tonë janë konfirmuar 186 persona të infektuar, prej të cilëve 8 kanë humbur jetën dhe 31 janë shëruar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *