Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria e Kurtit shkarkon bordin e institucionit të rëndësishëm shëndetësor


Qeveria ende në detyrë e Albin Kurtit ka aprovuar vendimin për shkarkimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës me arsyetimin se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme të përcaktuara me Statutin e SHSKUK-së dhe ka dështuar në arritjen e objektivave.

RTK shkruan se qeveria në po të njëjtin vendim ka emëruar dhe Bordin e Ri.

Kryesues i Bordit Drejtues të SHSKUK është emëruar Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mandat 1 vjeçar të cilin e pason me radhë në vitin e dytë përfaqësuesi i QKUK dhe në vitin e tretë përfaqësuesi i QKSUK.

Anëtarët e bordit:

  1. Dr. Agreta Gecaj – Gashi – Qendra Klinike Universitare e Kosovës;
  2. Dr. Aida Rexhepi– Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;
  3. Dr. Xhevat Jakupi – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;
  4. Dr. Diana Dafota – Spitali i Përgjithshëm Gjakovë – Në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore;
  5. Dr. Sadete Hadri – Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor;
  6. Dr. Mirsad Shkreta – Ministria e Shëndetësisë;
  7. Një (1) ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *