Xherdan Shaqiri është drejt largimit në fund të sezonit nga Liverpool. Sulmuesi shqiptar nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e Jurgen Kloop e skuadra angleze është gati të heq dorë nga shërbimet e tij.
Mediat angleze raportuan ditën e djeshme se Liverpool e ka marrë vendimin për lojtarin e do të nxirret në merkato. Çmimi që kërkojnë drejtuesit anglez është rreth 30 milionë euro e shumë skuadra janë vënë pas tij.
Pas Romës që e kërkoi në janar, tani është një tjetër ekip që e kërkon me ngulm. Bëhet fjalë për Sevillia në La Liga që është ta transferojë në merkaton e verës. Tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i klubi dhe i lojtarit nëse do të pranojnë apo jo transferimin në Spanjë.