Sot në mëngjes ka ndërruar jetë një tjetër person nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Ajo është një grua 66 vjeçare nga Struga.
Sipas anketës së epidemiologëve, familja e saj kishte qenë në Dibër, pak para se të shpallej gjendja e krizës dhe kishte pasur kontakt me një nga mjekët e infektuar atje. Edhe burri i saj është gjithashtu pozitiv me COVID-19.
Përmes mjekut, pacientja kishte caktuar testim katër ditë më parë, por nuk ishte shtruar në spital. Ministria do të hetojë nëse ka një lëshim mjekësor në këtë rast, raporton Alsat-M.