Vendosni fjalën kyçe....

Silva Bino: Janë shëruar 6 mjekë e infermierë të prekur nga koronavirusi


Specialistja e Institutit të Shëndetit publik, Silva Bino, ka zbuluar se janë shëruar 6 mjekë e infermierë të cilët ishin prekur nga koronavirusi.

Në një deklaratë për mediat, ku bëri përditësimin e të dhënave të fundit, Bino tha se se numri i personave të konfirmuar me Covid-19 të cilët janë shëruar, ka shkuar në 33.

“Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë. Mes tyre janë 6 punonjës shëndetësor, dhe mes të cilëve 3 janë mjekë të cilët janë të infektuar”, tha Bino.

Numri i personave të infektuar me koronavirus në vend, sot ka shkuar në 197, me 11 raste të reja në vetëm 24 orët e fundit.

Kujtojmë se deri më tani numri zyrtar i konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, i mjekëve dhe infermierëve të infektuar është 10, me shefin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, më i fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *