Rritet bilanci i të prekurve me koronavirus në vendin tonë, duke shkuar në 197 numri i personave të infektuar.
Siç ka zbuluar Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.
Rastet e reja janë nga Tirana (6), Kruja (2), Fieri (1), Puka (1) e Tropoja (1).
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjeçar nga Tirana dhe një 72-vjeçare nga Vlora. Kjo e ka çuar në 10 numrin e personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në vend.
Siç bën me dije Ministria e Shëndetësisë, 4 prej pacientëve të shtruar në spitalin intensiv janë në terapi intensive./Hashtag.al