Vendosni fjalën kyçe....

Tritan Shehu: Të mbyllen Call Center-at dhe fasoneritë, kompromentohet rëndë “distancimi fizik”


Ish-deputeti Tritan Shehu, përsërit apelin për mbylljen e fasonerive dhe call centerer-ave, për shkak të rrezikut të infektimit nga koronavirusi.

Shehu i cili është mjek në profesion, thotë se aktivitet ekonomike që kryhen me koncentrime punonjësish, veçanërisht në ambjente të mbyllura, çvlerësojnë masat e përgjithshme të “distancimit fizik’.

“Distancimi fizik komprometohet rende nga aktivitete si i Call Center, ‘fason’ etj.

Edhe sipas specialisteve italiane, me disa nga te cilet jam ne kontakt, aktivitet ekonomike qe kryhen me koncentrime punonjesish, vecanerisht ne ambjente te mbyllura, cvleresojne masat e pergjitheshme te ;distancimit fizik’.

E konsiderojne kete nje nga aresyet kryesore te diferencave shume te medha te gjendjes ndaj kesaj pandemie midis Veriut te Italise e pjeseve te tjera.

Ne Lombardi etj, aktiviteti ekonomik bazohet ne ndermarjet gjigande prodhuese, bankat e medha, institucione strategjike etj, me koncentrime njerezore, qe veshtire se mund te mbyllen terresisht.

Ndersa ne pjeset e tjera te Italise dominon ndermarja e vogel dhe e mesme, fermeret, punonjesit autonome etj, pa koncentrime te medha e lehtesisht te bllokueshme.

Ne vendin tone, ku dhe kushtet e punes se atyre ndermarjeve me koncentrime te larta jane shume larg atyre italiane, mbyllja e asaj kategorie duke i mbeshtetur financiarisht eshte nje domosdoshmeri urgjente dhe krejt e realizueshme, gje e kerkuar me insistim nga PD.”– shkruan Shehu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *