756 viktima janë regjistruar në Itali 24 orët e fundit. Në njoftimin e Mbrojtjes Civile jepet të dhënat e përditësuara lidhur me koronavirusin e ri.
Deri tani vendi apenin është më i godituri në botë për sa u përket viktimave lidhur me Covid-19 me 10.779 të tilla.
Numri i të infektuarve ka shkuar në 97.689 me më shumë se 5 mijë raste të reja.
Pas Italisë, Spanja është vendi i dytë më i goditur nga vdekjet lidhur me koronavirusi e ri ndërsa Kina, Irani e Franca vijnë pas tyre.