Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Buxheti i shtetit ka para mjaftueshëm për të përballuar krizën, Rama ka zgjedhur të ndajë paratë me miqtë


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ka kërkuar Ramës të lerë propagandën dhe të shikojë se si janë braktisur familjet në nevojë në këto ditë.

Sipas Bardhit, buxheti i vendit posedon mjaftueshëm para për të përballuar krizën por sipas tij qeveria ka zgjedhur të ndajë paratë me miqtë e tyre në tendera dhe koncesione.

Nëse mbyllesh në Surrel nuk ke sesi ta kuptosh që njerëzit janë pa bukë dhe pa asnjë ndihmë nga shteti, prandaj vetëm e mallkon dhe e fyen popullin tënd. Edi Rama duhet të bëjë detyrën dhe të lërë fjalët boshe, teatrin dhe propagandën.

Braktisja e familjeve në nevojë, të sëmurëve apo qytetarëve pa mjetet e nevojshme të jetesës, në këtë kohë krize, është kriminale. Sot qytetarët e pamundur kanë nevojë më shumë se kurrë të ndjejnë solidaritetin dhe mbështetjen e shtetit.

Buxheti ka para mjaftueshëm për të përballuar krizën, por Shqipëria është në prag të katastrofës ekonomike, sepse lekët e shqiptarëve Rama i ka për t’i ndarë me miqtë e tij, në tendera dhe koncesione korruptive”-shkruan Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *