Ministrja franceze për Çështje Europiane, De Montchalin, ka deklaruar se besueshmëria e Bashkimit Evropian është në dyshim teksa kontinenti përballet me koronavirusin.
Ajo foli për RTL Radio teksa përmendi disa mosmarrëveshje mes vendeve të Bashkimit Evropian për mënyrën e duhur për t’u përballur me krizën e pandemisë.
“Nëse disa nuk dëshirojnë solidaritet, ne do të duhet të vëmë në dyshim kredibilitetin e tyre dhe të pyesim se çfarë jemi akoma duke bërë me 27 shtetet anëtare. Është çështje themelore, ekzistenciale”, është shprehur De Montchalin për RTL Radio, transmeton lajmi.net.
Një diplomat evropian, pas një takimi të gjatë të BE që u zhvillua të enjten, i tha CNN se Italia dhe Spanja kishin kritikuar një deklaratë të fundit të BE-së, duke thënë se ishte e paqartë dhe i mungonin masat konkrete.