Vendosni fjalën kyçe....

Greqia e Maqedonia e Veriut raportojnë raste të reja, si janë numrat


Gjashtë persona të tjerë kanë humbur jetën lidhur me koronavirusin e ri në Greqi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 38.

Në konferencën e përditshme lidhur me pandeminë, imunologu, Sotiris Tsiodras, tha se në vend janë raportuar 95 raste të reja me virusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 1156, 69 prej të cilëve janë në terapi intensive.

Në Maqedoninë e Veriut numri i te prekurve derit tani ka shkuar në 257 me 18 raste të reja në 24 orët e fundit, ndërsa dy viktima janë regjistruar ditën e sotme duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në gjashtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *