Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministri francez, ndërron jetën nga koronavirusi


Ish-ministri francez, Patrick Devedjian, ka vdekur nga koronavirusi të dielën në mëngjes.

Vetëm para tri ditëve, ai kishte shkruar në Twitter se ndihet i lodhur, por është në gjendje stabile, raporton DW.

Babai i katër fëmijëve ndodhej në një spital privat në jug të Parisit pasi ishte duke u trajtuar nga e mërkura e kaluar.

Nuk ka qenë e ditur që ai vuante nga sëmundje të tjera.

“Gjendja e tij u rëndua të shtunën. Mjekët e vendosën në komë artificiale, por nuk mbijetoi”, tha një burim familjar.
Devedjian ishte republikan konservator që kishte shërbyer në disa pozita ministrore gjatë pushtetit të ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy.

Ai u bë pjesë e disa politikanëve evropianë që u infektuan me koronavirus, përfshirë kryeministrin britanik, Boris Johnson, dhe ministrin e shëndetësisë në qeverinë britanike, Matt Hancock.
75-vjeçari vinte nga një familje që kishte ikur nga gjenocidi ndaj armenëve, që kishte ndodhur në fillim të shekullit të kaluar, nga viti 1914 deri në vitin 1924.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *