Vendosni fjalën kyçe....

Karantina fillon të japë efekt në Spanjë, bie numri i të prekurve nga koronavirusi i ri


Spanja regjistroi një ditë tjetër rekord vdekjesh lidhur me Covid-19 të dielën teksa 838 persona vdiqën.

Sidoqoftë, shkalla e rasteve të reja ra në mënyrë të konsiderueshme pas masave të marra nga qeveria duke kufizuar lëvizjet e duke vënë qytetarët në karantinë.

Zyrtarët shëndetësorë njoftuan të dielën se 6,528 njerëz kanë vdekur deri tani lidhur me koronavirusin me gjithsej 78,797 njerëz të infektuar.

Megjithatë numri i të prekurve është ulur ndjeshëm dhe kjo sugjeron se masat e marra nga autoritetet spanjolle më 14 mars po e frenojnë përhapjen e virusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *