Vendosni fjalën kyçe....

OKB shtyn konferencën për rishikimin e traktatit për armët bërthamore


Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se është shtyrë konferenca për rishikimin e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve bërthamore, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Rreth 191 shtete ishin paraparë që të merrnin pjesë në konferencën, që pritej të mbahej nga 27 prilli deri më 22 maj, në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Pjesëmarrësit takohen çdo pesë vjet për ta rishikuar traktatin, i cili konsiderohet si gurthemel i përpjekjeve globale për të ndaluar përhapjen e armëve bërthamore. Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha se konferenca do të mbahet “sapo të krijohen kushtet, por jo më vonë se prilli i vitit 2021”.

Traktati për Mospërhapjen e Armëve bërthamore, i arritur 50 vjet më parë, ka për qëllim parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore. Shtetet që janë pjesë e këtij traktati, e që nuk kanë armë bërthamore, zotohet se nuk do të posedojnë armë të tilla. Ndërkaq, vendet që tashmë kanë armë bërthamore, përmes këtij traktati, zotohen se do të punojnë drejt eliminimit të tyre.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *