Specialistët rusë thanë që ata kanë arritur një mënyrë efektive për të trajtuar Covid-19 duke përdorur një ilaç kundër malaries.
Ky lloj ilaçi tani është hulumtuar gjerësisht në të gjithë globin si një ilaç i mundshëm për të luftuar pandeminë.
Ndërsa ekspertët në të gjithë botën janë përpjekur të krijojnë një vaksinë specifike kundër virusit që qëndron pas shpërthimit global, ka pasur gjithashtu përpjekje aktive për të ripërdorur ilaçe të ndryshme që janë tashmë ekzistuese për të ndihmuar në trajtimin e virusit.
Farmacistët rusë gjithashtu besojnë në efektivitetin e ilaçeve të malaries kundër virusit, por sugjeruan që një ilaç tjetër – Mefloquine – duhet të përdoret. Ata thanë se trajtimi i tyre ishte zhvilluar duke marrë parasysh përvojën kineze dhe franceze.
Ilaçi, i cili ka qenë në qarkullim që prej viteve 1970, bllokon efektin degjenerues që Covid-19 ka në qeliza dhe nuk lejon që virusi të replikohet më tej, tha Agjencia Federale Mjekësore-Biologjike Ruse.
Ata shtuan se efekti imuno-shtypës i Mefloquine parandalon reagimin inflamator të shkaktuar nga sëmundja.