Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 40 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri, mes tyre dy mjekë


Ka shkuar në 40 numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vendin tonë.

Mes tyre janë konfirmuar të shëruar edhe 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Në total numri i personelit mjekësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës deri më tani është 8.

Lajmin e ka bërë me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.  

Edhe 2️ mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.
Shkon në 8️ numri i personelit mjekësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës
.
Deri tani janë 4️
0 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me Covid-19”-shkruan Ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *