Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Propaganda nuk mbron stafin mjekësor, infektohet edhe një tjetër në Mirditë


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka ngritur akuza ndaj qeverisë pas konfirmimit të një rasti në Mirditë pjesë e stafit të spitalit të Mirditës.

Vokshi kërkon shpërndarjen e pajisjeve mbrojtëse pasi deri më tani nuk është marrë asnjë masë për ta.

Propaganda nuk i mbron stafet mjekësore por duhet që të shpërndahen maskat dhe dorezat që u blenë nga Turqia.

Postimi i plotë:

Një tjetër person në stafin e spitalit të Mirditës është prekur nga COVID -9. Arsyeja? Asnjë masë mbrojtëse për ta.

Pse nuk shpërndahen veshjet, maskat, dorezat që erdhën nga Turqia e u propaganduan me të madhe nga Ministrja? Ato nuk duhen vetëm për shown e Kryeministrit e të Ministreve në Rinas.

Propaganda nuk i mbron mjekët, infermierët, stafin mbështetës.

Më e keqja është se deri më tani asnjë test nuk është bërë për familjarët apo kontaktet që ka pasur personi i prekur, ndërkohë që javën e fundit ka pasur probleme shëndeti e ka bërë vizita me mjekë të tjerë në spital.

Ndërkohë që qytetarëve po ju hiqen veç me urdhër të “liderit të drejta themelore e po binden të izoluar në shtëpitë e tyre, Qeveria duket se nuk po bën detyrat e saj:

– Për të mbrojtur stafin mjekësor, duke shpërndarë në mënyrë urgjente mjetet mbrojtëse për të gjithë personelin e spitaleve dhe qendrave shëndetësore (mjekësor dhe mbështetës);
– Për të kryer testet e nevojshme çdo familjari, kontakti të të prekurve, të ndjekë rastin në mënyrë qe ta izolojë e ta trajtojë.

Ministria e Shëndetësisë të lërë propagandën, e t’i përvishet punës me seriozitet.

Koha nuk pret sa të mbarojnë shfaqjet në ERTV. Shëndeti dhe jeta e çdo mjeku dhe çdo qytetari është e shtrenjtë!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *