Gruaja në këtë foto, është pacientja më e vjetër që është shëruar nga koronavirusi në vendin tonë.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se nënë Haxhireja nga Durrësi ishte shëruar nga Covid-19, ndërsa falenderon ekipin e mjekëve dhe infermierëve në spitalin Infektiv, për punën që kanë bërë.
“LAJM I MIRË. Shërohet Nënë Haxhirej, 80 vjeç, nga Durrësi. Faleminderit ekipit të mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Infektiv #QSUT në luftë me Covid19”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.
Sipas të dhënave të deritanishme, numri në total i personave të shëruar nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 40, 7 prej të cilëve ishin dje.
Duke nisur që nga dje, është vënë në funksion të luftës me Covid-19, edhe spitali “Shefqet Ndroqi” që njihet edhe si Sanatoriumi. Kjo sepse spitali Infektiv po mbushet, me rreth 80 persona të shtruar deri tani.