Kompania e fluturimeve ‘low cost’, EasyJet i ka ulur në tokë të gjithë avionët e saj pasi të ketë kryer fluturimet e riatdhesimit të personave që kanë mbetur jashtë vendit.
Kriza shëndetësore e shkaktuar nga panedmia e koronavirusit e ka ndalur industrinë globale të udhëtimit.
Sipas kompanisë, ajo ka punuar një marrëveshje me ekuipazhin, që do marrë 80 përqind të pagave të tyre në bazë të një programi qeveritar.
EasyJet tha se po kërkon mënyra për të rritur qasjen e saj në para, duke shtuar se kompania ka një bilanc të fortë dhe nuk ka maturim deri në vitin 2022.
“Ne jemi në diskutime të vazhdueshme me ofruesit e likuiditetit të cilët njohin fuqinë tonë të bilancit dhe modelin e biznesit,” tha linja ajrore e dytë më e madhe e Evropës ‘low cost’.