Vendosni fjalën kyçe....

Infermieri shqiptar në Itali: Nesër fillojmë punën, nuk kemi informacion që do japim provim

Koraba Gjana, infermieri shqiptar në një lidhje për emisionin “Opinion”, foli për vendimin e tij për të shkuar më grupin e punonjësve të shëndetësisë në Itali.

Nga Brescia, ai tha se nesër në orën 07:00 të mëngjesit, ai do të niste punën në spital.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, lidhur me një lajm të publikuar nga “Corriere della sera”, se grupi shqiptar do t’i nënshtrohej një testimi më parë, Gjana u shpreh:

“Kemi shkuar dje dhe sot në spital, kemi komunikuar me stafin dhe që nesër fillojmë punë nga ora 07:00 deri në orën 15:00.

Intervista:

Fevziu: “Corriere della sera” thoshte që të bëjnë një provim më parë?

Gjana: Ne nuk na kanë dhënë një informacion të tillë, kemi qenë në spital, kemi diskutuar me shefin e personelit dhe varësisht eksperiencave do të ndahemi në pavione.

Fevziu: Çfarë pavioni të ka rënë ty?

Gjana: Infektiv.

Fevziu: Do të punoni bashkë me mjekët italianë?

Gjana: Po, që nesër në orën 7 të mëngjesit  fillojmë punën.

Fevziu: Si është situata aty?

Gjana: Situata duket normale, një spital shumë i organizuar edhe pse shumë i madh, por pacientët marrin drejtimin dhe shërbimin  e duhur.

Fevziu: Sa vjeç je?

Gjana: Jam 27 vjeç, kam mbaruar infermieri në Tiranë dhe master shkencor.

Fevziu: Përse vendose të shkosh në Itali? Vendose vetë apo të thanë të shkosh? Nuk kishte frikë?

Gjana: Normale, që kisha frikë. Edhe në Tiranë do kisha frikë, por vendimi ishte shumë personal dhe mendova që do të ishte një gjest shumë i mirë për popullin Italian.

Fevziu: Ju merrni edhe një lloj eksperience aty apo do të jetë edhe një lloj trajnimi?

Gjana: Patjetër, është ndihmë që japim, pavarësisht se edhe ne marrim eksperiencë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *