Përgjatë ditës së sotme, janë raportuar më se 812 vdekje lidhur me koronavirusin.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 11,591, duke e bërë vendin me numrin më të madh të humbjes së jetëve nga virusi.
Ndërkohë, vendi ka raportuar mbi katër mijë raste të reja të infektuar me pandeminë e koronavirusit. Bilanci i përgjithshëm i të prekurve në Itali ka arritur në 101,739 me 4050 raste të reja.
Evropa është konsideruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si vatra e COVID-19.