Vendosni fjalën kyçe....

Italiani luan himnin shqiptar: Miku që dhe euron e fundit që ka në xhep, ta jep (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video, në të cilën shfaqet një qytetar italian duke luajtur himnin shqiptar në shenjë falenderimi për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve  në Itali.

Qytetari italian që shfaqet në video, e konsideron gjestin e Shqipërisë si të një miku që “edhe kur ka euron e fundit në xhep, ta jep”.

“Kam marrë me shumë kënaqësi e kthyer me po aq përunjësi falenderime, mijëra mesazhe nga Italia, që nga kryeministri, ministra e lider partish, senatorë, deputetë, tek njerëz të kulturës e të sportit dhe njerëz të panjohur, që kalonin sms e tyre përmes shqiptarësh në Itali, të cilët edhe ata më kanë shkruar pafund nga ana e tyre…

Por, kur më erdhi dorë pas dore mbrëmë vonë, KJO VIDEO E BËRË NË BALLKON NGA NJË QYTETAR ITALIAN, JAM DRITHËRUAR FORT dhe në pamundësi për t’ia dhënë dot drejtëpërdrejtë, falenderimin e thellë që meriton ky njeri i panjohur, JAM I BINDUR SE TË GJITHË JU, DO TË BASHKOHENI ME MUA, duke e ndarë me të tjerë këtë perlë të rrallë, derisa do Zoti i mbërrin në dorë me një #GRAZIEdiCUOREdalALBANIA, dikujt që e njeh këtë zotëri fisnik”– shkruan Rama.

Italia është vendi më i prekur në Europë nga koronavirusi, i cili ka shkaktuar një numër të lartë viktimash.

30 mjekë dhe infermierë shqiptarë mbërritën në Romë të shtunën, ku u pritën nga Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.

Dhjetë mjekët dhe 20 infermierët që do të ofrojnë shërbimin shëndetësor, do të  shpërblehen 3000  euro në muaj për mjekët dhe 2500 euro në muaj për infermierët.   Fondi prej 11 milionë lekësh për shpërblimin e personelit shëndetësor, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *