Vendosni fjalën kyçe....

“Kam dy ditë po pi ujë me sheqer, më mirë të më fusin në burg” – Thirrja e 84-vjeçares (Video)


Një grua e moshuar i ka bërë thirrje qeverisë që ta ndihmojë.

Ajo thotë se jeton e vetme dhe se nuk e kanë ndihmuar me asgjë duke e lënë të pijë ujë me sheqer.

84-vjeçarja deklaroi se do dalë dhe më mirë ta marrin në burg sepse nuk ka se çfarë të hajë.

‘Unë jam 84 vjeçe. Jam vetëm fare, nuk kam as ndihmë, as gjë shtëpi. Po të na bien ndonjë pako makarona! Po pi ujë me sheqer! Çfarë bëhet kështu?! Dhe do dal. Le të më marrin e të më fusin në burg, Policia, se unë po rri pa ngrënë. I dërgova fjalë sekretares së Dritan Lelit, ajo nuk i vuri ujin në zjarr. Kam dy ditë pa bukë, me ujë me sheqer. E piva mbrëmë, nuk më zinte gjumi, ujë me sheqer. Të paktën të kisha një dorë makarona të bëja një supë. Unë s’mund t’i kërkoja lagjes. Ose të më japin pensionin dhe të iki. Rama tha bëjeni në facebook, te Shqipëria që e duam shumë pikë al. Po ku di unë të shkruaj atë?! Unë do të ikja pa u ngopur në gropë! Nuk po më zë as koronavirusi, se unë kam dalë!’ – thotë e moshuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *