Kjo është harta e të prekurve nga COVID-19. Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, numri i të infektuarve nga koronavirusi është shtuar në Tiranë (3 raste të reja), Durrës (2), Fier (1), Shkodër (2), Tropojë (1) dhe Korçë (2).
Siç shihet edhe në hartën e mëposhtme, numri i të infektuarve vijon të zgjerohet në kryeqytet më shumë në krahasim me qytetet e tjera. Tirana aktualisht mban rekordin me 124 raste, ndërkohë që qyteti me më shumë raste pas tij vjen Fieri me 23 të tilla.
Nga të gjithë personat e infektuar, 74 janë shtruar në shërbimin infektiv dhe një në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”.
Prej tyre 7 janë në terapi intensive, nga të cilët 4 janë të intubuar.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm është shënuar dhe viktima e 11 në vend nga koronavirusi.
Siç bën me dije Ministria e Shëndetësisë, sot në mëngjes ka ndërruar jetë një pacient 79-vjeçar nga Tirana, i cili ishte i shtruar në spitalin Infektiv.
79-vjeçari me inicialet B.H. ishte prej 18 ditësh i shtruar atje dhe në ditët e fundit kishte shfaqur shenja përmirësimi, por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak./Hashtag.al