Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi se ai do të vetëizolohet pasi një ndihmëse e afërt e tij ka rezultuar pozitive me koronavirusin e ri.
Të dhënat e mëhershme tregojnë se nuk ka të ngjarëqë kryeministri izraelit të jetë prekur nga virusi.
Netanyahu është planifikuar tashmë t’i nënshtrohet një testi për koronavirusin deri të martën, pasi kishte testuar më parë negativ në 15 mars.
Sipas udhëzimeve të nxjerra nga Ministria e Shëndetit në Izrael, kujtdo që mendohet se ka pasur kontakt të ngushtë me një person të infektuar, kërkohet të izolohet për një periudhë prej 14 ditësh.
Ndihmësja e ngushtë e kreut të qeverisë, Rivka Paluch, mori pjesë në një seancë parlamentare në të cilën Netanyahu ishte i pranishëm, pasi ai dhe ligjvënësit e opozitës u përpoqën të krijojnë një qeveri të koalicionit të urgjencës për të ndihmuar në trajtimin e krizës së koronavirusit.
Që nga e hëna, Izraeli ka 4,347 raste të konfirmuara me koronavirus të cilat kanë rezultuar në 15 vdekje.