Kreu i Shtetit Ilir Meta kthen në Kuvend aktin-normativ i ashtëquajtur “anti-KÇK”.
Meta ka renditur disa nga arsyet që sipas tij përbëjnë shkelje kushtetuese dhe mbivendosje të këtij akti.
Shkeljet e renditura nga Presidenti:
- Tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave;
- Shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve;
- Shkel njëherazi disa të drejta dhe liri themelore të njeriut, si e drejta e pronës private, e drejta për një proces të rregullt gjyqësor, apo prezumimi i pafajësisë;
- Shkel hierarkinë e akteve të përcaktuar në nenin 116 të Kushtetutës;
- Bie ndesh me parime të rëndësishme që qëndrojnë në themelet e shtetit të së drejtës të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;
- Shkel parashikimet kushtetuese mbi funksionimin e pavarur të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
- Bie ndesh me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale.
I. Akti Normativ me fuqinë e ligjit, nr. 1, datë 31.1.2020, i Këshillit të Ministrave, “Për masat
parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike””, i miratuar me Ligjin nr. 18/2020 është miratuar në kundërshtim flagrant me nenin 101 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Akti normativ me fuqinë e ligjit nuk është nxjerrë në kushtet e urgjencës apo të një boshllëku legjislativ, kërkesa këto që diktohen nga parashikimet e nenit 101 i Kushtetutës. Miratimi i këtij akti normativ në shkelje të procedurës kushtetuese dhe të disa të drejtave dhe parimeve themelore të mbrojtura nga Kushtetuta.
II. Ligji nr. 18/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 1, datë 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike””, bie ndesh me nenin 7 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
III. Ligji nr. 18/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 1, datë 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike””, i miratuar në kundërshtim me nenin 7 dhe kërkesat e nenit 101 të Kushtetutës, ka bërë që të shkelen dhe neni 30 i Kushtetutës, që sanksionon parimin e prezumimit të pafajësisë, parim që mbrohet edhe nga Neni 6 (2) i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Neni 11 (1) i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, si dhe neni 41 i Kushtetutës.
IV. Ligji nr. 18/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 1, datë 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike””, bie ndesh me nenin 17 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
V. Ligji nr. 18/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 1, datë 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike””, bien ndesh me nenin 27 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
VI. Ligji nr. 18/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 1, datë 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike””, bie ndesh me nenin 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
VII. Ligji nr. 18/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 1, datë 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, ‘Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike””, të ndryshuar’”, bie ndesh me nenin 135, paragrafi 2, nenin 148/2 dhe nenin 149/ç të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
VIII.Mungesa e konsultimit
Nisma e nxituar për miratimin e këtyre rregullave, ka shmangur procesin e konsultimit publik, të sanksionuar me ligj të posaçëm. Edhe diskutimet në Komisionet përkatëse parlamentare, nuk kanë marrë në konsideratë kërkesat për të konsultuar këtë akt para miratimit të tij./Hashtag.al
Dekretin e plotë të Presidentit e lexoni këtu