Janë rritur shqetësimet për shëndetin e mbretëreshës Elisabeth II, pasi është konfirmuar me koronavirus një punonjës i saji.
Një djalë i cili i shërbente mbretëreshës sipas “The Sun”, tani është vënë në izolim pasi doli pozitiv pas testit për Covid-19.
Djali shëtiste rregullisht qentë e mbrëtëreshës, mirëpriste vizitorët apo shërbente gotat e pjatat në tavolinë, duke i qëndruar shumë pranë mbretëreshës. Ai punonte në Pallatin Buckigham prej 6 vitesh, por në vitin 2019 u vendos vetëm në shërbim ë mbretëreshës.
Është akoma e paqartë e kur ai u diagnostikua.
Një javë më parë edhe djali i mbretëreshës, princi Charls doli pozitiv ndaj testit të koronavirusit dhe ndodhet në vetëizolim.
Ndërkohë mbretëresha Elisabeth dhe mbreti Pilip nuk ndodhen në pallatin mbretëror por janë larguar në kështjellën e tyre në Windsor.
Mbretëresha besohet se e ka zvogëluar ndjeshëm stafin e saj ditët e fundit, dhe u kërkoi shumicës që të punojnë nga shtëpia.