Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu s’do hyjë në karantinë, pavarësisht prekjes nga koronavirusi të ndihmëses


Një ndihmëse e ngushtë e kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ka dalë pozitiv për Covid-19. Por politikani 70-vjeçar nuk pritet të kalojë në izolim 14-ditor, në mes të bisedimeve për një qeveri uniteti.

Testi i Rivka Paluch për koronavirusin doli pozitiv menjëherë pasi burri i saj u dërgua në spital lidhur me ndërlikimet nga koronavirusi i ri.

Politikania veterane shërben si këshilltare e Netanyahut për çështje ultra-ortodokse dhe ishte e përfshirë në organizimin e një votimi në Knesset të enjten e kaluar.

Pasi u zbulua diagnoza e saj, disa mediat izraelite thanë se kryeministri dhe disa anëtarë të kabinetit të tij tani do të duhet të hyjnë në një karantinë 14-ditore.

Disa orë më vonë, zyra e kryeministrit tha se izolimi nuk do të jetë i nevojshëm dhe se specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë po kryenin një studim epidemiologjik për të përcaktuar rrjedhën e veprimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *