Presidenti i Bjellorusisë ka injoruar këshillat globale për shëndetin në mes të pandemisë, duke u sugjeruar qytetarëve se dhe saunat mund të kurojnë koronavirus vdekjeprurës.
Presidenti Lukashenko ka ngritur dyshime në lidhje me shpërthimin e COVID-19 dhe nuk pranoi të urdhërojë qytetarët e tij në mbyllje.
“Pini vodka, shkoni në sauna dy herë në javë dhe vazhdoni të punoni në fermat tuaja”– tha Lukashenko.
Ai i përshkroi masat paraprake të ndjekura nga vendet e botës si “tërbim dhe psikozë”.
Në përgjigje të shpërthimit të virusit, i cili deri të enjten e kaluar kishte regjistruar 51 raste të konfirmuara në vend, Lukashenko tha se bjellorusët “nuk vuajnë të njëjtën psikozë si ato në Europën Perëndimore”, shkruan The Sun.
Presidenti bjellorus thotë: “Njerëzit janë duke punuar në traktorë, askush nuk po flet për virusin. Në fshatra, traktori do t’i shërojë të gjithë. Fushat do t’i shërojnë të gjithë”.
Organizatorët bjellorusë të futbollit kanë thënë se nuk kanë ndërmend të shtyjnë ndeshjet ose të anulojnë sezonin.