Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK)ka njoftuar se sot janë identifikuar edhe 12 raste të reja të infektuar me koronavirus, duke çuar kështu në 106 numrin e personave të prekur me COVID-19.
Sipas IKSHPK, rastet pozitive janë raste kontakti, 5 prej të cilëve janë me vendbanim në Malishevë, 3 me vendbanim në Fushë Kosovë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në Mitrovicë dhe 1 në Kamenicë.
“Sot me 30.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (69) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, (12) prej tyre kanë rezultuar pozitive”- thuhet në njoftimin e IKSHPK.