Vendosni fjalën kyçe....

Shqiptarët raportojnë 12 probleme tek portali E-Albania


Duke nisur nga sot, sipas rregullave të reja askush nuk mund të dalë më për të bërë pazarin pa marrë më parë leje. Mirëpo për shkak të kërkesës së lartë, portali e-albania ku bëhet aplikimi për leje, ka numëruar një sërë problemesh duke shkaktuar pakënaqësi te qytetarët.

Disa nga ankesat më të shpeshta është se ka rënë serveri, se nuk po marrin përgjigje pavarësisht se e kanë bërë kërkesën për aplikim, disa thonë që nuk u klikohet butoni, disa nuk po munden dot të hapin llogarinë, e të tjerëve u del se janë të regjistruar kur kurrë më parë nuk e kanë hapur një llogari të tillë.

Ankesat më të shpeshta:

1 – Kam aplikuar njëherë

Ankohet qytetari: “E-Albania kam aplikuar qe die per te henen ne aplikacion. Ju kam kontaktuar ne te gjitha menyrat e mundshme dhe nuk kam asnje pergjigje nga ju. Meqe eshte bere nje here aplikimi nuk me lejon te bej aplikim tjeter. Ctare ndodh nese kam probleme neser…paguani ju gjoben?”

2- Gabimisht del se ka aplikuar një anëtar i familjes

Ankesa e qytetarit:   Pershendetje! Bera te gjitha hapat e duhura per te marre leje per dalje dhe ne fund me nxorri, nje gabim ka ndodhur ju lutem provoni me vone. E provoj me vone dhe me thote qe nje pjesetar i familjes ka aplikuar nderkohe qe nuk kam as sms e derguar as email. Faleminderit!

3- Nuk shtypet butoni

Një tjetër qytetar ankohet se nuk i klikohet butoni dërgo. Përgjigja që merr është që :”Për 2 ore del butoni Ridërgo fjalëkalimin, dhe kur të tentosh të aplikosh, shtyp këtë buton, që të të rivijë miratimi.”

4- Nuk dal i regjistruar, por e kam hapur llogarinë prej vitesh

Ankesa e qytetarit: Aplikacioni nuk funksionon. Kam dy dit qe e provoj me del gjitb kohen identifikimi deshtoi ose ju nuk jeni regjistruar. Provoj te regjistrohem ( megjithese une jam regjistruar qe ne fillim kur eshte krijuar e-albania) dhe me del ky nid eshte i regjistruar provoj perseri te bej log in perseri del identifikimi deshtoi ose servisi eshte i padisponueshem. Çfare duhet te bej, sepse te marresh gjobe pse nuk funksionon sistemi nuk eshte e rregullt apo jo?

5- Dal i regjistruar më parë, por s’jam regjistruar kurrë

Ankesa e qytetarit: Mirdita Perse me del
Numri personal i kartes se indetitetit
I rregjistruar me perpara kur per mua eshte hera e pare qe e bej!!!!
Kerkoj nje pergjigje
Falemiderit!!

6- Ka rënë serveri

Ankesa: Ka rënë serveri. Merrni masa sepse per momentin jeni mundesia unike e qytetareve per te dale neser!

7- Nuk mbaj mend fjalëkalimin

Problemi më i zakontë që kanë qytetarët, është se kanë humbur fjalëkalimin e llogarisë në e-albania.

Përgjigja që marrin është: Provo account te nje anetari tjeter te familjes sepse mund te te duhen 2-3 te marresh pergjigje.

8- E-albania nuk hapet në telefon

Ankesa: Nuk na hapet ne ealbania ne cel, nuk merr as ndryshimin e passëordit dhe ju nuk ktheni pergjigje ne email qe ju kemi derguar, si ta zgjidhim se nuk mundemi kshu…

9 – Bëra aplikimin, por më thotë: Provoni më vonë

Përgjigja është që t’i bëjë një foto aplikimit të tij, për të ia treguar policisë ditën tjetër.

10- Bëni tutoriale

Një qytetare ankohet për mungesën e tutorialeve, që të gjithë të kuptojnë siç duhet mënyrën e aplikimit.

“pershendetje. keni nxjerr tutoriale po ato ankesat qe cojme i hidhni ndonje sy apo si ? kam cu ankes qe dje qe nuk me hapet portali dhe ne 2018 kur e kam hap per here te pare kam pas probleme dhe sme keni sjellur password tjeter . na ktheni pergjigje se pastaj policin do jua sjellim ju ne zyra jo tna kapin ne.”

11- Nuk ktheni përgjigje

E të shumtë janë ata që ankohen se nuk po marrin përgjigje për pyetjet e tyre.

12- Del formati i gabuar

Shumë qytetarë, të cilët kanë zgjedhur të aplikojnë me sms dhe jo nëpërmjet portalit, por ankohen se edhe pse e kanë bërë aplikimin në rregull përsëri u del formati i gabuar./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *