Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në Spanjë u rrit në 85.195 të hënën, nga 78,797 që ishin të dielën.
Lajmi u konfirmua nga ministria e Shëndetësisë e vendit, pasi numri i infeksioneve i tejkaloi ato që janë raportuar në Kinë.
Ndërkohë numri i vdekjeve nga virusi në Spanjë u rrit në 7.340 të hënën, nga 6.528 që ishin të dielën, shkruan Reuters.