Vendosni fjalën kyçe....

Trump përgatit amerikanët për zgjatje të izolimit: Piku i vdekjeve në SHBA do jetë pas 2 javësh


Me Shtetet e Bashkuara që hynë në ditën e 15-të të izolimit të hënën dhe me rritjen e numrit të viktimave nga koronavirusi, presidenti Trump paralajmëroi vendin të dielën vonë për një zgjatje të izolimit, duke i trembur shpresat për një rifillim të shpejtë të jetës normale.

Numri i rasteve të konfirmuara në të gjithë botën arriti të dielën në 700 mijë.

Siç shkruan Washington Post, të dielën në mbrëmje, presidenti Trump tha se udhëzimet federale që kërkojnë distancimin shoqëror do të qëndrojnë në fuqi deri më 30 Prill.

Ai e ka humbur shpresën se vendi do të “hapet” deri të dielën e Pashkëve, duke thënë se vdekjet për shkak të koronavirusit ka të ngjarë të arrijnë kulmin brenda dy javësh.

Nëse Shtetet e Bashkuara arrijnë t’i mbajnë nw “100 mijë ose më pak” vdekjet nga koronavirusi, “atëhere ne do të kemi bërë një punë të mirë”.

Kështu tha Trump, dhe lajmëroi zgjatjen e udhëzimeve për distancimin social.

New York ka shënuar rritje në numrin e njerëzve që kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke shkuar në 1.000 vdekje të konfirmuara .

Shtetet e Bashkuara tani kanë mbi 140,000 raste të konfirmuara, më shumë se çdo vend dhe gati dy-fishi i atyre që janë raportuar në Kinë.

Ndërsa udhëheqësit botërorë paralajmëruan se mund të duhen muaj, në mos vite, për të kapërcyer plotësisht pasojat e koronavirusit, tregjet financiare dukeshin të vendosura për një javë tjetër në depresion, me aksionet aziatike që vijojnë të pësojnë rënie.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *