Vendosni fjalën kyçe....

44-vjeçari në Durrës bie nga kati i 3-të i pallatit, me urgjencë në spital


Bie nga kati i tretë i një pallati një qytetar në Durrës. Sipas policisë, incidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.12, të qytetit bregdetar.

Shtetasi me inicialet I.L, 44-vjeç, është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 31.03.2020, rreth orës 09:40, në lagjen nr.12, Durrës, është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banon shtetasi I.L., 44 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *