Vendosni fjalën kyçe....

800 mijë të prekur nga koronavirusi i ri në mbarë botën, shërohen 170 mijë persona


Numri i rasteve të koronavirusit të ri në mbarë botën ka tejkaluar 800 mijë sipas Universitetit John Hopkins në SHBA.

Në kohën e shkrimit të raportit, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirusin e ri në të gjithë botën ishte 800.049, ndërsa ai i vdekjeve lidhur me të 38.714.

SHBA-ja ka 164,000 raste, e ndjekur nga Italia me 101.739 dhe Spanja me 87,956, që janë edhe tre vatrat më të mëdha në rang global.

Sipas raporteve zyrtare, më shumë se 170 mijë persona të infektuar janë shëruar teksa autoritetet në mbarë botën kanë ndërmarrë masa ta formave të ndryshme për të frenuar përhapjen sa më shumë të virusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *