Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë njoftimin se tashmë mbaroi këshillimi për ata që dalin pa leje pasi nga sot aplikacioni për leje-daljen është funksional.
Në fund Rama ka njoftuar se nga nesër do aplikohen ndëshkimet për ata pa leje.
“Aplikacioni për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për pazar është plotësisht funksional. Nga nesër nuk ka më këshillime për shkelësit”-shkruan Rama.